“Kur i kam bo 4 vjet kam ‘diplomuar’ me rujt lopën vetë”, ministri Latifi flet për fëmijërinë e tij

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka rrëfyer për fëmijërinë e tij.

Latifi ka treguar për përballjen me sëmundje gjatë fëmijërisë si dhe për dëshirën që ka pasur të bëhet mjek.

“Kur kam qenë 7-vjeçar, kom qenë disa herë në spital, për shkak të kalljes së mushkërive. Një herë kam qenë shumë smut. Kam qenë në spitalin e Skenderajt, ka qenë një spital i ftoftë.. Aty mendoja a do bëhem një ditë si infermierët aty”, tha ai, tha ai për RTV 21.

Ai gjithashtu ka treguar se si fëmijë ka ruajtur lopë në fshat.

“Kur i kam bo 4 vjet, kam ‘diplomuar’ me shku me rujt lopën vetë. Ka qenë shumë e rëndësishme, se unë diplomova, me marr bukën me veti e me shku me rujt një lopë që e kena pas”, tha ai.

Rifat Latifi në muajin nëntor u emërua ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Ai u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punoi në institucione prestigjioze shëndetësore.