Kur hyri tha se është 26 vjeç, festoj datëlindjen e 20-të, por sa në të vërtetë është Fationi i ‘Për’puthen’?

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, para disa ditësh ka festuar ditëlindjen e tij ku prezent ishin shumë konkurrent të emisionit.

Në dekorimet e ambientit vërehej shkrimi ku thuhej: ‘Fationi’s 20th Birthday’ dhe torta kishte qirinjtë me numrat 20.

Që tregonte se Fationi ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 20-të, e që në hyrje të programit ai ishte deklaruar se kishte 26 vjet.

E që këto fotografi u shpërndanë në rrjete sociale duke u habitur me moshën e ish-konkurrentit, pasi nga fiziku i tij figuron më i vjetër se aq.

Në postimin e fundit, Fationi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në festën e tij të ditëlindjes duke treguar se tortja dhe dekorimet me 20, ishin thjesht një lojë mes miqve dhe se ai ka mbushur 27 vjet.