Kur Hashim Thaçi flet, Kadri Veseli dëgjon FOTO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli janë parë duke pirë së bashku kafe.

Kjo kafe e dy miqve të vjetër të luftës dhe të paqes ka ndodhur pasi që presidenti mbajti konferencë për media, ku foli gjerë e gjatë për marrëveshjen e mundshme me Serbinë, por duke mos hequr dorë nga ideja e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Thaçi dhe Veseli u ulën për kafe në një hapësirë publike në Prishtinë, megjithatë, presidenti nuk dha shënja për tërheqje nga ideja e tij, edhe pse sot në kabinetin e Veselit liderët e koalcionit qeverisës u pajtuan për një draft resolutë që prerazi e ndalon ndarjen, shkëmbimin apo korrigjimin e kufirit, shkruan ballkani.info.

Ballkani.info kishte siguruar një fotografi ekskluzive të dy liderëve duke pirë kafe.

Në ndërkohë, ka dalë dhe një foto tjetër nga një pozicion tjetër, ku shihet Thaçi duke folur e Veseli duke dëgjuar me vëmendje…

Thaçi e Veseli kanë ftohur raportet prej kur Presidenti i mori zyrtarët e PDK-së në Ujman, në ditën kur zhvillohej protesta e Lëvizjes Vetëvendosje. Veseli u kërkoi dorëheqjen zyrtarëve që morën pjesë me Presidentin por më vonë u tërhoq dhe tha fjalë të mira për Abelard Tahirin e Bedri Hamzan. /Ballkani.info/