Lideri i VV’së, Albin Kurti, sot përmes një letre publike i ka kërkuar LDK’së që të shkojnë në zgjedhje me listë të përbashkët dhe pa kandidat për kryeministër. Këtë e refuzoi LDK’ja, ndërsa ditë më parë në emisionin “dpt te Fidani”, idenë e Kurtit e kishte kundërshtuar edhe vetë numri dy i VV’së, Glauk Konjufca.

Vetëvendosje thonë se janë të befasuar me refuzimin e LDK’së për ofertën që Albin Kurti ia bëri sot, e sipas së cilës, dy partitë do të shkonin në zgjedhje pa kandidat, dhe ai që merr vota më shumë mes Vjosa Osmanit dhe Kurtit, të bëhet kryeministër.

Konjufca, kur është pyetur për një mundësi të tillë 10 ditë më parë, ka thënë se kjo do të ishte një konkurrencë e brendshme.

“Jo, kjo nuk bon. Kjo është konkurrencë brenda listës, sepse ti mundohesh me u arguemtu që kandidati i LDK’së është më i mirë se ky i Vetëvendosjes. Atëherë ne bëjmë garë brenda elektoratit tonë, jo me i marrë ata që kanë votu të kalumen për AAK’në e për PDK’në, që s’kanë votu kurrë, që janë të papërcaktuar ende. Do të thotë do të ishte konkurrencë negative nëse ne e lëmë të papërcaktuar. Ma së miri është me u përcaktu me kë po do të bësh koalicion, kush ka me qenë kandidati, cili është programi”, kishte thënë Konjufca ditë më parë.

LDK e refuzoi ofertën me arsyetimin e njëjtë si të Konjufcës ditë më parë.

Vjosa Osmani tha se duke shkuar pa kandidat, dy partitë do të garonin mes vete brenda listës, në vend që ta luftonin PAN’in.

loading…