Kur gazetat kineze shkruanin për Rezarta Shkurtën

Sot njihet si këngëtare.

Por, Rezarta Shkurta, për gjithë ata që nuk e dijnë, ajo karrierën e ka nisur si modele.

Këngëtarja, në fillim u bë e njohur në qytetin e saj të lindjes në Durrës si “Miss Durrësi”, duke qenë se fitoi kurorën e më të bukurës në vitin 2005.

Më pas ajo prezantoi qytetin në konkursin tjetër të bukurisë, “Miss Albania”, ku ajo doli në vendin e dytë.

Pas këtyre eksperiencave, pasuan disa të tjera si fotomodele dhe Rezarta u bë një ndër modelet më të kërkuara të kohës, duke bashkëpunuar me fotografët dhe stilistët më të njohur.

E tani, siç duket, ajo është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar kohën e shkuar.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, Rezarta tregoi kur për të dikur shkruanin edhe gazetat kineze, e jo vetëm ato shqiptare.