Agim Veliu sot e ka mbledhur Kryesinë e LDK-së në Podujevë për të biseduar lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 6 tetorit
“Po ashtu, diskutuam edhe për hapat që do të ndërmerrim si degë me qëllim të mobilizimit të anëtarësisë për punë të përbashkët, për arritjen e fitores së radhës”, ka thënë Veliu, transmeton Ballkani.info.
Ajo që bie në sy në fotografitë e postuara nga Veliu në Facebook është fakti se kur flet Agim Veliu të gjithë zyrtarët e LDK-së janë duke shkruar!
Të kujtojmë se Veliu është zgjedhur edhe nënkryetar i parë i LDK-së. /Ballkani.info/
loading…







