Kur e kishte marrë ftesën e parë për Hagë, i akuzuari i parë i Speciales?

Specialja ka njoftuar sot se ka konfirmuar aktakuzën e parë si dhe e ka arrestuar Salih Mustafën, njërin nga ish’eprorët e UÇK’së.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, shkruhej në njoftimin e Speciales.

Por, kush ishte intervistuar për herë të parë Mustafa nga Specialja?

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte ftuar për intervistim nga Specialja me datën 18 nëntor të vitit 2019-të.

Lajmin e kishte bërë të ditur avokati i tij.

“Salih Mustafa e ka marrë ftesën për në Hagë dhe me datën 18.11.2019 në orën 9 e 30 duhet të paraqitet në Hagë pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Unë jam autorizuar nga ana e tij dhe do ta mbrojë në këtë çështje”, kishte deklaruar pala mbrojtëse e Mustafës, duke bërë të ditur se i njëjti ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.