Kur do të rikthehet 2po2?

Pas dy vitesh pauz, reperi i njohur, Besnik Canolli, apo siç njihet me emrin artistik 2po2 u rikthye me një bashkëpunim.

“Stafeta” titullohet kënga të cilin e solli në bashkëpunim me Arilena Arën, shkruan Indeksonline.

I kontaktuar nga Indeksonline, 2po2 tha se kishte pranuar të jetë pjesë e këtij projekti, pasi herën e parë kur e ka dëgjuar i ka pëlqyer shumë.

Kur e dëgjova për herë të parë më pëlqeu shumë, ishte diçka më ndryshe. Ishte diçka e bukur” u shpreh ai.

Ndërsa, për Indeksonline ai zbuloi se ende nuk e sheh rikthimin në skenë dhe nuk ka asgjë konkrete për planet e tij në muzikë.

Nuk kam asgjë konkrete. Jam duke pushuar nga muzika. Kur të më kthehet motivi kthehem edhe unë” tha ai.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar se kur do të bëhet rikthimi i shumëkërkuar i artistit.