Kur do të njihen patentë-shoferët kosovarë në Gjermani?!

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka deklaruar se delegacioni gjerman i cili qëndroi për vizitë në Kosovë lidhur me procesin e njohjes së patentë-shoferëve janë ndarë shumë të kënaqur me punën që po bëhet.

Hoxha tha se po mundohen vazhdimisht për procesimin e kësaj çështje, pasi ka një numër të madh të qytearëve kosovarë që jetojnë në botën e jashtme e po presin njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermani.
“Ne po bëjmë të pamundurën për njohjen e këtyre patent-shoferëve nga ana e Gjermanisë.

Falënderojmë edhe ambasadorët , kemi ngritur këtë çështje në nivel të qeverisë dhe përfaqësuesi jonë ka qenë në Berlin dhe ka filluar procesi i diskutimit e bashkëpunimit në shumë fusha.

Është arrit të sillet delegacioni i ekspertëve në Kosovë, jemi në fazën e fundit në aspektin teknik e më pas fillojnë procedurat e tjera. Kemi pasur shpresë shumë që në këtë qershor do të ketë njohje të patentë-shoferëve, por fati ynë nga pandemia si tek ne dhe në Gjermani janë ndalur shumë procese në gjysmë”, tha Hoxha.

Ky ishte momenti prekës kur u shpëtua Amsera Reka 7 vite më parë !
Hoxha gjithashtu deklaroi se administrata në Gjermani s’ka arrit ende të hap temën, por ka informata se ka filluar procesi tjetër i diskutimit.