Sali Berisha

Kur do të arrestohet Sali Berisha? SPAK i drejtohet gjykatës pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi

Këshilli i Mandateve, rregullores dhe Imunitetit në Shqipëri me gjashtë vota pro i hapi rrugë procesit për “zhveshjen” nga imunitetit për deputetin Sali Berisha .

Ky është hapi i parë, pasi një vendim përfundimtar pritet të merret ditën e enjte, në të cilën është parashikuar një seanca e posaçme në Parlament, ku pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë votimi për heqjen e imunitetit të Berishës.

Prokurorët e SPAK pas kësaj çështjeje do t’i drejtohen gjykatës  për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për ish-kryeministrin.

Pas kësaj, gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, dhe në rast pranimi, më  pas autorizon oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin masës së kërkuar ndaj Berishës./abcnews.al

VIDEO BONUS: Nuk janë alpet e Zvicrës apo të Austrisë, janë bjeshkët e bukura të Deçanit