Kur do e kthej “kokën” kah Kosova Joe Biden, flet Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nëse Ballkani arrin me qenë e treta në listën e Joe Biden, atëherë në këtë verë adminisitrata e re mund të merret me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thotë se deri atëherë do të vazhdojë vetëm mirëmbajtja e dialogut, shkruan Gazeta Express.

“Nëse Ballkani arrin me kon e treta në listën e Bidenit, sipas dinamikës, mundemi me arrit që dikur në verë, kjo administratë munet me u merr me neve. Për shkak që në atë kohë mund t’u shkarkohen pak nga sfidat që iu ka nxjerrë pandemia. Deri atëherë sa i përket dialogu, ka me vazhdu kjo mirëmbajtja e dialogut për shefat e mdhejë. Kjo tani është përgatitja finale”, tha Haradinaj në RTK.