Kur Boiken Abazi thoshte mos të pranojmë ndihma mëshirë nga Serbia… e 1000 testet tash?

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, më 21 dhjetor të vitit të kaluar kërkonte drejtësi dhe dëmshpërblime të luftës ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuciq.

Boiken Abazi kishte publikuar një fotografi të një pankarte ku shkruhej “Justice & reparations, not charitywashing for Vucic”, që do të thotë “Drejtësi dhe dëmshpërblime lufte, jo llustër bamirësie për Vuçiqin”.

Abazi me anë të këtij postimi protestonte në kohën kur Vuçiq vizitonte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në Tiranë për të biseduar rreth idesë së mini-shengenit.

Abazi e kishte kundërshtuar edhe ndërtimin e shtëpive dhe banesave nga Vuçiqi pas tërmetit në Shqipëri.

Kujtojmë se kryeminsitri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pranoi 1000 teste për Covid-19 nga Serbia në vlerë prej 35 mijë eurove.