Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Kupën e Kosovës në futboll.

Drenica e pret Ferizajn në “Bajram Aliu”, ndeshje kjo që nis nga ora 13:00. Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë Mentor Ajeti.

Derbi i ditës do të jetë ai mes Malishevës dhe Llapit që zhvillohet në “Liman Gegaj”. Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë Dardan Çaka.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera. Prishtina e Re – Drita dhe Vëllaznimi – Prishtina.