Kungulleshat e përgatitura në një mënyrë më ndryshe

Version pak më i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm i kungulleshave të skuqura

Receta me të cilën do të kënaqeni me perime edhe ata të cilët nuk e duan posaçërisht.

Përbërësit:

– 2 kungullesha të madhësisë mesatare (rreth 350 gramë);
– 1 vezë e madhe;
– 50 gramë djathë të fortë të grirë në rende;
– 70 gramë thërrmija buke;
– 1 thelb hudhre të grirë imët;
– piper sipas shijes.

Përgatitja:

Furrën e shporetit nxeheni në 200 gradë.

Në tepsi qitni letër për pjekje.

Kungulleshat lani, qëroni dhe ngrini trashë në rende, kulloni tepricën e ujit. Shtoni vezën, djathin, thërrmijat e bukës, hudhrën dhe qitni piper sipas shijes.

Me lugë të vogël qitni tretjen “për një kafshatë” në letër për pjekje, formoni pak dhe piqni derisa të skuqen, pastaj rrotulloni kungulleshat në anën tjetër dhe mbani në furrë derisa të piqen mirë.

Koha e tërësishme e pjekjes është 20 apo 25 minuta.

Shërbeni të ngrohta.