Vrasja e 18-të vjeçarit Lulzim Fejzullahu, ishte krye-temë këtë javë.

E për këtë vrasje kishte konfuzitet në publik se rasti nuk ishte trajtuar profesionalisht nga Policia e Kosovës.

Për këtë, Inspektoriati Policor i Kosovës nisi hetimin rreth zhvillimeve në këtë rast, ku të premten edhe u publikua raporti i inspektimit.

Aty thuhet se i gjithë rasti është trajtuar në mënyrë profesionale nga zyrtarët policorë, por që ndaj një zyrtari do të mirren masa disiplinore.

“Përkundër ndryshimit të këtij raporti i cili ka krijuar konfuzion në publik,  pas analizimit të të gjithë dokumentacionit dhe intervistave të zhvilluara, IPK vlerëson se ky lëshim nuk ka ndikuar në integritetin e hetimit dhe kualifikimin fillestar të rastit, pasi që dosja hetimore është dorëzuar në prokurori brenda ditës së incidentit para se të dërgohet raporti i shpejtë në Drejtorinë e Përgjithshme dhe e njëjta përmban të gjitha informacionet e sakta sipas video-incizimeve të vendit të ngjarjes (disa ditë para publikimit të video-incizimit të incidentit në medie). Megjithatë, duke vlerësuar ndjeshmërinë e rastit dhe paqartësitë që ka krijuar ky lëshim në publikimin e raportit 24 orësh, IPK ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës dhe do të procedohet në Drejtorinë përgjegjëse për hetime displinore brenda Policisë së Kosovës.”

E shkak i këtij rasti, është marrë vendim që të ketë zyrtarë policorë me rroba civile në shkolla.

Për njohësin e arsimit, Ismet Poterën kjo nuk është zgjidhje.

Ai thotë se ka disa mekanizma për parandalimin e këtyre rasteve.

Për vrasjen e 18-vjeçarit kanë reaguar edhe krerët shtetërorë, por edhe komunal, ku kryetari Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i telefonave në shkollat e kësaj komune.

VIDEO BONUS: Sveçla: Dje ne Zveçan e sot në Dragash jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Kosovës