Varreza

Kundërshtohet shndërrimi i Parkut Memorial në varrezë kolektive në Velani

Parku Memorial i Prishtinës, i njohur ndryshe edhe si vendi tek Përmendorja, po kthehet në varrezë kolektive.
Banorët e lagjeve përreth po e kundërshtojnë këtë me anë të një peticioni.

Kërkesat e tyre kryesore janë të ndalohen varrosjet dhe të gjitha varreve të dëshmorëve dhe kontribuuesve, t’u gjendet një vend më i përshtatshëm, raporton KTV.

Banorët thonë se kjo hapësirë duhet të mbetet Park Memorial, ashtu siç ka qenë që prej 60 vjetësh.

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë se shpejti do të ketë projekt për këtë hapësirë.

Sipas banorëve të lagjeve përreth, Parku Memorial është në gjendje të degraduar.

Ata thonë se përveç varrezave që e kanë bërë këtë pjesë jo të qasshme si park, problem kanë edhe me përdoruesit e narkotikëve, për të cilët ky lokacion tashmë është bërë çerdhe.