Deklarata në Beograd

Kundërshtime të forta ndaj Zemanit në Çeki: Pyesni futbollistët çekë a ekziston apo jo Kosova!

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit të tij, Jiri Ovcacek, Zeman i bëri këto komente në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike. Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që të jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

Për këtë deklaratë të Zemanit ka reaguar edhe shefi i diplomacisë çeke, Tomash Petshiçek. Ai këtë deklaratë është tentuar ta kthej në shaka, transmeton Ballkani.info.

“Presidentin nuk e pëlqen Kosovën, sepse ata e kanë mposhtur kombëtaren tonë këto ditë dhe si tifoz që është kjo nuk i ka pëlqyer”, ka thënë Petshiçek.

Ai ka shtuar se Çekia ka raporte korrekte edhe me Kosovën edhe me Serbinë dhe se në mesin e qindra vendeve që e kanë njohur Kosovën si shtet është edhe Çekia.

Deklaratën e Zemanit ashpër e kanë kritikuar edhe opozita çeke. Sipas tyre, një deklaratë e tillë e papërgjegjshme në rajon është bure baruti.

“Ai mundet të llomotis çfarë të dojë në pistën e aeroportit, por politikën e jashtme e udhëheqë qeveria”, ka thënë lideri i partisë opozitare STAN, Vit Rakushan.

Në anën tjetër, ish shefi i diplomacisë çeke nga partia liberale opozitare TOP09, Karel Shvarcenberg e ka porositur Zemanin që nëse mendon se Kosova nuk ekziston, le t’i pyes futbollistët çek.

“Kjo është e pamundur. Nëse një shtet është i njohur, nuk mund të themi se nuk ekziston”, ka thënë Shvarcenberg. /Ballkani.info/

loading…