Hungaria

Kundërshtarja e Kosovës e mposht Turqinë

Kundërshtarja e Kosovës më 26 mars, Hungaria, ka fituar në miqësoren përballë Turqisë.

Të premten mbrëma në Budapest, Hungaria fitoi ndaj Turqisë me rezultatin 1:0.

Dominik Szoboszlai e shënoi golin e fitores nga penalltia tre minuta pas pushimit.

Andras Schaferit në minutën e tretë të kohës shtesë iu anulua goli për pozitë jashtë loje.