Kundërpërgjigjet Kremlini/ Rusia vendos sanksione ndaj presidentit amerikan Biden, Blinkenit dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë

Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të botuar të martën.

“Në përgjigje të një sërë sanksioneve të paprecedenta…nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista ruse e ndalimit’ përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Loyd Austin dhe Kryetarin e Kreun e Shtabit të Përgjithshëm M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë.

Pas 24 shkurtit, kur nisi dhe pushtimi i Ukrainës, Europa dhe SHBA kanë vendosur një sërë sanksionesh të forta ekonomike ndaj Rusisë. Nga ana tjetër Kremlini i ka shpallur shtete jo miqësore ato vende që kanë vendosur sanksione ndaj saj.