homogjeni

Kunati i Kaçifas: RENEA e vrau kur ai po dorëzohej, policia grabiti në shtëpinë e tij

Njëri nga kunetërit e Kostandinos Kaçifës ka folur këtë të mërkurë për median greke duke deklaruar se RENEA e ka qëlluar 35 vjeçarin grek teksa ai ishte dorëzuar me duart lart.

Vangjel Sakelaraqis u shpreh gjithashtu se i riu e kishte vendosur që të vdiste në një ditë të shenjë, pavarësisht mundësisë për t’u larguar nëpër male drejt Greqisë.

“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur… Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur… në kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra.”-ka thënë kunati i tij.

Më tutje kunati i homogjenit grek shprehet se policia shqiptare e kishte vënë në shënjeshtër Kaçifasin si nxitës të minoritetit grek. Madje ai shkon më tutje duke thënë se policia shqiptare ka terrorizuar për pesë orë prindërit e tij dhe në fund ka grabitur nga shtëpia dy thasë me arra dhe shegë që i kishte mbledhur më parë Kostandinos.