‘Kunata’ e quan një lulediell/ Gjërat siç duket po bëhen më serioze për Dua Lipën

Tashmë Dua Lipa e ka konfirmuar lidhjen e saj me modelin Anëarin i cili është vëllai i njohur i Gigi dhe Bella Hadid. Madje, dyshja edhe publikisht kanë shkëmbyer puthjen e parë duke i dhënë vulë thashethemeve se kanë nisur lidhjen e tyre.

Këngëtarja 23-vjeçare u bë e afërt me modelin gjatë kohës së qëndrimit të saj në Los Angeles.

Por mesa duket gjërat kanë nisur të bëhen serioze mes çiftit, pasi një natë më parë Anwar shkoi së bashku me Gigin në koncertin e Dua Lipës dhe ndoqën performancën e saj.

Gjithashtu së fundmi Gigi ka lënë një koment publik këngëtares në njërën prej fotove në Instagram.

Në foton e Dua-s, Gigi ka komentuar dy emoji duke qeshur dhe i ka bashkëngjitur një luledielli.

loading…