Kumbulla tre muaj jashtë fushës

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla është i detyruar të pauzojë tre muaj për shkak të lëndimit, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Kumbulla u dëmtua javën e kaluar në ndeshjen e Shqipërisë kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Kumbulla ka dëmtuar meniskun dhe si pasojë e këtij lëndimi, do të duhet të pauzojë tre muaj. Në fakt, edicioni aktual ka përfunduar për Kumbullën, i cili është pjesë i ekipit nga Serie A, Roma.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Romës nga skuadra e Veroës. Ai këtë edicion ka 23 paraqitje dhe dy gola të shënuar për Romën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022.