Bekim Jashari

Kullat e Familjes Jashari në gjendje të rëndë, mund të përkeqësohen

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në krye me kryetarin e komisionit Muharrem Nitaj, si dhe drejtorin e Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

Jashari i ka njoftuar për gjendjen e Kullave të Familjes Jashari në Prekaz, të cilën e ka përshkruar si jo të mirë, dhe që rrezikojnë të dëmtohen edhe më shumë, në mungesë të përkujdesjes adekuate.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Komuna e Skenderjat, pas homazheve te varret e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kryetari Jashari dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë vizituar Kullat e Rezistencës, ku janë pajtuar së gjendja e tyre është rënduar, për çka kërkohet të veprohet shumë shpejt, për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.