Kuleba: 31 pako të dyshimta janë dërguar në 15 ambasada ukrainase

Javën e kaluar, Ukraina tha se në ambasadat e saj në të gjithë Evropën janë dërguar pako “të përgjakshme” , duke përfshirë ambasadën e saj në Madrid, e cila gjithashtu mori një letër bombë, sipas The Guardian.

“Në dy ditët e fundit, pako të dyshimta janë dërguar në ambasadat në Itali, Poloni, Portugali, Rumani dhe Danimarkë, si dhe në konsullatat në Gdansk.

Në total, janë dërguar 31 pako në 15 vende: Austri (1), Vatikan (1), Danimarkë (1), Spanjë (5), Itali (4), Kazakistan (1), Holandë (1), Poloni (6), Portugali (2), Rumani (2), SHBA (1), Hungari (2), Francë (1), Kroaci (1), Republika Çeke (2).

Sipas Kuleba-s, në të gjitha pakot ishte e shënuar e njejta adresë.

I pyetur se kush mendonte se qëndronte pas këtyre veprimeve, Kuleba tha se “ndihet i tunduar të akuzojë Rusinë” pasi ajo po përfiton nga frika midis diplomatëve ukrainas.

Por ministri i jashtëm ukrainas shtoi se mund të jetë edhe dikush që simpatizon Rusinë, kështu që duhet të presë rezultatin e hetimeve./abcnews.al