Kukësi qarku i parë që mbyll numërimin për kandidatët, ja kush janë deputetët përfaqësues

Qarku i Kukësit është i pari i cili ka mbyllur numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Ky është një qark që përfaqësohet nga 3 deputet dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:

Flamur Hoxha – 9 159 vota,

Isuf çelaj 5 257 vota

Shyrete Koka – 3 622 vota.

Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:

Gerta Duraku me 5 368 vota,

Petrit Malaj 3 666 vota

Halim Dauti – 2 059 vota.

Ndërkohë në parlament ku demokratët kanë dy mandate sipas rezultateve kandidatët për deputete për këtë qark do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa nga radhët e socialistëve do të jetë në parlament kandidatja Gerta Duraku.