Driton Kuka

Kuka: I kemi tri, synojmë t’i marrim edhe dy

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka i është adresuar me një fjalim të pranishmëve në aeroportin Adem Jashari, pasi që Kosova arriti që të fitojë dy medalje të arta në Tokio 2020

Ai ka thënë se ishte Majlinda Kelmendi që e nisi në mënyrë brilante më 2016, kurse tani Kosova i ka tri kampione olimpike në xhudo.

“Unë si trajner besoj t’i fitojë edhe dy medalje dhe t’i bëjmë pesë, aq sa janë pesë rrathët olimpik”, ka thënë, duke komentuar një foto që ai ka postuar në rrjetet sociale para se të nisën për në Kosovë.

Ai shpreson se edhe sportet e tjera të arrin aty ku ka arritur xhudo.

“Me të vërtetë mrekulli. Kemi shkuar për medalje, por skam qene optimist qe do t’i fitojmë dy medalje”, ka thënë në fund Kuka.