Kujtim Fejzullai, 20 vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, nga Çellopeku i Tetovës, i lindur dhe i rritur në Vjenë, në fillim të viteve të rinisë së tij ishte një futbollist shumë i talentuar, por gjatë pubertit devijoi. Kujtim, gjatë vizitave nëpër xhamitë e gabuara, merre mësim se si t’u bashkohej grupeve terroriste, ku më vonë edhe u arrestua.
Fejzullai dhe shoku i tij u dënuan vitin e kaluar me 22 muaj burg për lidhje me Shtetin Islamik.Fejzulai i tha gjykatës së Vjenës se ai kurrë nuk ishte ndjerë i diskriminuar në Austri, por se ai kishte motive të tjera për të udhëtuar jashtë vendit dhe për t’u përpjekur të bashkohej me luftëtarët e Shtetit Islamik.
“Doja të ikja nga shtëpia. Unë prisja një jetë më të mirë. Shtëpia ime, paga ime”, kishte thënë aso kohe Kujtimi.
Fejzulai dhe shoku i tij u interesuan për Shtetin Islamik gjatë puberteti. Fejzulai është radikalizuar në xhami që nga fillimi i vitit 2016.
Të dy së pari u përpoqën të udhëtonin në Kabul, por plani dështoi kur zbuluan se nuk kishin vizën e nevojshme të hyrjes. Në Shtator 2018 Fejzulai la Austrinë dhe shkoi në Turqi, duke shpresuar të bashkohej me Shtetin Islamik në Sirinë fqinje. Dy ditë pasi mbërriti në Turqi, ai u arrestua dhe u ekstradua në Austri.
Fejzullai u dënua në prill të vitit të kaluar, por u la i lirë me kusht në dhjetor.
Kujtimi, vdiq gjatë sulmit natë e krimit që tmerroi Vjenën e gjithë botë. Ai kishte mbajtur një kalashnikov të shkurtuar, një pushkë sulmi, dhe një armë dore, duke qëlluar pa iu dridhur çerpiku nëpër rrugët e Vjenës, duke lënë të vdekur katër persona dhe plagosur 20 të tjerë, shkruan Gazeta Metro.
Në anën tjetër, në këtë sulm terrorist mbeti i vdekur edhe një shqiptar nga Struga e Maqedonisë, Nexhip Vrenezi. 20 vjeçari ka ndëruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dalë nga një lokal për të pirë një cigare.
Lexo edhe “Terroristi, heroina dhe viktima”: Këta janë shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë
Ndërsa, në krye të detyrë përkrah policisë austriake qe edhe policja Doruntina Miroci nga Juniku.
Ndryshe, Austria ka shpallur tre ditë zi duke filluar nga dj. Një minutë heshtje do të bëhet në mesditë për të kujtuar viktimat dhe flamujt në ndërtesat zyrtare do të valëviten në gjysmë shtizë.







