“Kujt nuk i pëlqen mundet me u largu”, përplasen Zemaj e Kollçaku

Në Komisionin për Shëndetësi janë përplasur sot kryetarja e komisionit, Fatmire Mullçaku dhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk qëndroi deri në fund të mbledhjes së komisionit, ndërkaq pas tij u largua edhe deputeti Zemaj.

Zemaj tha se në komision ka shkuar për të komunikuar me ministrin Latifi dhe jo me vartësit e tij.

“Ne kemi ardhur me komuniku me ministrt, këta janë vartësit e tij. Përgjegjësia është politike….”, tha Zemaj.

Pas deklaratave të Zemajt reagoi kryetarja Kollçaku.

“Me dy të ftuarit tjerë mund të vazhdojmë, kujt nuk i pëlqen mundet me u  largu. Ish-ministri po largohet bashkë me ministrin. Nuk po mundesh me dalë nga petku i ministrit. Sa zor është me pas një ish ministër deputet”, iu drejtua Kollçaku – Zemajt.

Zemaj tha se nuk po mund ta dëgjojë demadogjinë e Kollçakut dhe shumicës.

“Nuk po mundem me dëgju demagogjinë tënde dhe të kësaj mazhorance”, deklaroi Zemaj.