Kujdes, rrugët në Prishtinë nuk janë pastruar akoma nga bora

Rrugët kryesore të kryeqytetit janë vështirë të kalueshme për shkak të reshjeve të borës. Edhe pse ka kaluar ora 10:00 e mëngjesit, askush nuk ka dalë për ta larguar borën nga rrugët.

E njëjtë është gjendja edhe në fshatrat përreth.

Situatë e njëjtë duket se është edhe në komunat e tjera të Kosovës, Zafir Berisha nga partia Nisma ka thënë se 90% e rrugëvë në Prizren janë të pakalueshme nga bora.