Facebook

Kujdes nëse ju vjen ky email, mund t’ju vjedhë të dhënat e Facebook

Përdoruesit e Hotmail dhe Gmail duhet të jenë të kujdesshëm për një mesazh fals që supozohet se vjen nga ekipi i Mbështetjes së Facebook. Email-i i mashtrimit, që u theksua nga ekspertët e sigurisë kibernetike në Trustwave, pretendon se llogaria e një përdoruesi të Facebook është në rrezik të fshihet pasi u zbulua se shkel standardet e komunitetit.

Përdoruesit të Facebook-ut i thuhet të klikojë në një link për të pasur një bisedë me ekipin mbështetës të Facebook në Messenger, por gjithçka është thjesht një mashtrim për të vjedhur të dhënat e Facebook.

Raporti i Trustwave theksoi një nga mesazhet mashtruese që ata vunë re, që emërtohet ‘mesazh i ri nga Facebook’.

Në email thuhej: “Faqja juaj është planifikuar për fshirje pasi ka shkelur standardet tona të komunitetit’.“Nëse nuk dëgjojmë nga ju brenda 48 orëve, faqja në fjalë do të fshihet automatikisht. Ju mund ta apeloni këtë vendim më poshtë duke vizituar kutinë e suportit”.

Email-i më pas ka një buton Apelo Tani, mbi të cilin mund të klikohet nga Hotmail, Gmail, Outlook.

Më pas, ju drejtojnë në një faqe të rreme apelimesh në Facebook dhe një bisedë false me Messenger, që është e organizuar nga Google Firebase.

E gjithë kjo është bërë për ta bërë mashtrimin të duket më bindës, përdoruesve të Facebook-ut u kërkohet të japin emrin e tyre të plotë, adresën e emailit, emrin e faqes dhe numrin e celularit si pjesë e procesit të apelimit. Përdoruesve të Facebook iu kërkua gjithashtu të jepnin detaje të vërtetimit me dy faktorë nëse kjo ishte e aktivizuar në llogarinë e tyre.

Nëse përdoruesit e Facebook-ut japin këto detaje, jo vetëm që mund të çojë në nxjerrjen jashtë prej llogarive të tyre, por nëse ripërdorin fjalëkalime nëpër shërbime të shumta, kjo mund të çojë në marrjen e çelësave nga hakerat për një mori shërbimesh të tjera.

Fatmirësisht, pasi Trustwave vuri re këtë mashtrim, faqet e rreme në Facebook të lidhura me mashtrimin dhe uebsajti i phishing janë hequr. Por Trustwave bëri thirrje për të qenë të kujdesshëm për të mos rënë pre e mesazheve të tilla në të ardhmen.

Burimi: Express.co.uk