Infektologu dhe eksperti gjerman Kristian Drosten ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e hapjes së parakohshme të çerdheve për fëmijë, pasi te ata koncentrimi i virusit është 10 mijë herë më i madh se tek të rritur, ka thënë për “Gardian” shkruan “Alo”.
Drosten ka sqaruar se në bazë përvojës së mëhershme te gripi dhe ftohjet është vërtetuar se fëmijët kanë sasi më të madhe të virusit në fyt.
Ky koncentrik i virusit tek fëmijët është për 10 mijë herë më i madh se tek të rriturit, andaj duhet pasur shumë kujdes në hapat që ndërmerren..
Drosten ka theksuar se “Fëmijët kanë sistemin imunitar pa përvojë, që nuk mund të veproj kundër virusit, për këtë shkak shkollat edhe çerdhet janë burime të viruseve”.
Në të njëjtën kohë nuk kemi studime gjithëpërfshirëse se sa janë të infektuar fëmijët, por kemi shpresë se në ditët e ardhshme shkenca të arrijë teë njohuritë e reja për këtë.
Po ashtu eksperti gjerman Drosten tërheq vërejtjen posaçërisht në diskutimet që bëhen për lirim të masave që janë ndërmarr kundër virusit.
“Në bazë të zhvillimit të mirë të situatës në Gjermani dhe Austri shumë njerëz mendojnë se është reaguar në masë të tepruar. Ata nuk kuptojnë pse dyqanet edhe punëtoritë është dashur të mbyllen. Shikojnë vetëm në atë se çka ndodhë tek ata, por jo edhe situatën e përgjithshme në vendet e tjera” ka thënë Drosten për gazetën britanike “Gardian”.







