KUJDES! Kjo biskotë që po qarkullon në Kosovë përmban zhelatinë derri

Selatin Kaçaniku nga shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve “Konsumatori” e ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Sipas tij, disa qytetarë konsumatorë informojnë se në treg është ofruar një biskotë SERDUSZKO DLA CIEBIE ( përkth. ZEMRUSHE PëR TY ), import nga Polonia.

“Hë për hë ky produkt qarkullon vetëm në Rajonin e Mitrovicës, me tendencë shtrirjeje në gjithë tregun e Kosovës. Produkti në fjalë përmbanë zhelatinë me origjinë derri ndërsa importuesi ka abuzuar në përkthim duke e deklaruar si zhelatinë gjedhi ?!”, thotë ai.

Sipas tij, OJQ KONSUMATORI i ka nioftuar institucionet dhe mekanizmat relevantë.

“Deri më tani vetëm AUVK-ja na ka bërë të ditur se po merret me rastin. Kemi kërkuar që të na njohtojnë lidhur me gjetjet dhe me masat e ndërmarra. E pamë të arsyeshme t’ ju njoftojmë duke i pasur parasysh qytetarët konsumatorë të konfesionit islam, duke i dalur në krah praktikuesve më të devotshëm të riteve islame – në prag të muajit të madhërishëm të agjërimit – ramazan! Duke pasur përvoja të hidhura dhe problemet akoma të pazgjidhra deri më tani, ju këshillojmë që asgjë të mos bleni pa deklaracionin HALLALL. Edhe nëse produkti e ka deklaracionin HALLALL kujdesuni që prapa deklaracionit të qëndrojë instituicioni / mekanizmi / agjencioni i akredituar ( me laboratore të duhura dhe me ekspertë të licencuar ). Deklaracioni HALLALL është i pavlerë nëse jipet nga agjensionet e shteteve të cilat nuk e njohin Republikën e Kosovës, në veçanti nga shtetet ndaj të cilave Republika e Kosovës ka aplikuar taksa për import ! Ftojmë të gjithë qytetarët konsumatorë, pa dallim, në bashkëpunim. T i gjejmë e të përpiqemi t i zgjidhim konform Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit të gjitha abuzimet dhe tentim abuzimet me të drejtat e qytetarit konsumator”, thekson në fund Kaçaniku.