Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë).
Ajo që shumë pak njerëz e dinë është se disa faktorë në dukje të padëmshme mund të bëhen shkak i zhvillimit të këtij lloji të kancerit.
Ja cilët janë ato: Vera e bardhë Ndjesë për ju që preferoni këtë pije, por sipas një studimi të publikuar tek revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, konsumi i vetëm një gote verë të bardhë çdo ditë rrit rrezikun me 13% të zhvillimit të formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës.







