Kujdes! Këto gjëra nuk duhet t’i thoni kurrë në një intervistë punë

Të flasësh keq për dike tregon mungesë respekti dhe takti, që e bën intervistuesin të mos ju japë shansin.

Asnjë intervistë pune nuk është e njëjtë. Prandaj është shumë e rëndësishme të jeni të përgatitur për pyetjet që do t’ju bëhen.

Por, po ashtu duhet të dini edhe se çfarë gjërash të mos thoni, në mënyrë që të mos humbni shansin për të kaluar në fazën tjetër apo pse jo, për t’u punësuar.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 5 gjërat që kurrë nuk duhet t’i thoni në një intervistë pune.

1. “Në të vërtet nuk kam ndonjë përvojë në këtë lloj pune”

Asnjëherë mos e thoni këtë fjali në vendin tuaj të punës. Nëse nuk jeni me përvojë në rolin dhe industrinë me të cilën dëshironi të punoni, mos u shmangni nga rruga juaj për të folur në lidhje me të. Kur ju pyesin për përvojën tuaj, flisni për pikat e forta që keni dhe përgjegjësitë që keni pasur në punët e tjera.

2. “Ky pozicion është poshtë nivelit tim”

Është mirë të kesh qëllime për t’u rritur në karrierë, por duhet t’i tregosh një punëdhënësi që je gati të punosh me ta, pa marrë parasysh se cili është pozicioni që do të kesh. Të thoni që pozicioni është poshtë nivelit tuaj duke pretenduar më lart do të japësh një përshtypje negative, informon abcnews.al.

3. “Dobësia ime më e madhe është të qenit perfeksionist”

Thënia e kësaj ju bën të dukeni jo realistë dhe tregon mungesë personaliteti dhe origjinaliteti. Në vend të kësaj, jepni një përgjigje më kreative. Për shembull: “Nuk jam i mirë në të folurën në publik, por praktikoj të flas në çdo takim që zhvilloj”.

4. “Nuk mund ta duroj punën/shefin tim aktual”

Pavarësisht sesa i mërzitshëm mund të jetë pozicioni juaj aktual, kurrë mos ia tregoni punëdhënësit tuaj në një intervistë pune, informon abcnews.al.  Të flasësh keq për dike tregon mungesë respekti dhe takti, që e bën intervistuesin të mos ju japë shansin.

5. “Nuk i di objektivat e mia në karrierë”

Është e rëndësishme t’i tregoni intervistuesit tuaj se keni qëllime dhe po punoni për t’i arritur. Është mirë të dini saktësisht çfarë doni dhe cila është ëndrra juaj. Është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni optimist dhe profesional.