Me rastin e festës së 1 Majit, qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë vendeve të ndryshme të Kosovës për të kaluar kohë me familje apo shoqëri.
Në anën tjetër, siguria e rrugëve që lidhin qytetet e vendit është në nivel të ulët.
Një lexues i Ballkani.info, ka dërguar fotografi nga autostrada për në Prizren, ku shihen disa lopë në mes të rrugës, gjë që është shqetësuese duke marrë parasysh faktin se mund të shkaktojnë ndonjë aksident fatal. /Ballkani.info








