Një shkrimtare profesioniste, Michele Catalano, informoi opinionin publik për ngjarjen dhe për atë çfarë ndodhi në të vërtetë. Megjithatë, ajo e kishte fshirë blogun e saj pak pas kësaj ngjarjeje.

Ajo tregoi se si gjashtë burra, të cilët e identifikuan veten si “Task-Forca për Terrorizëm”, u shfaqën në pronën e saj në Long Island, SHBA.

Michele ishte duke bërë një kërkim në Google për një çantë shpine. Kjo normalisht nuk është ilegale, por duke e bërë kërkimin e saj, asaj i dolën artikuj të ngjashëm me kërkimin e saj – si të bësh një çantë bombë.

Përderisa ishte në punë, burri i saj ishte në shtëpi kur erdhën Forcat Speciale dhe hynë në shtëpi për të bërë kërkimet e tyre.

Forcat filluan t’i bënin pyetje të ndryshme atij, të tilla si “Nga je?” dhe “Prej nga janë prindërit tu?”. Pyetje të cilat etiketonin këtë çift si kërcënim potencial terrorist.

Kërkimi i saj për një çantë shpine në Google bëri që Forcat Speciale të vinin në shtëpinë e saj dhe të kërkonin një çantë bombë.