Kufoma bie nga avioni në oborr të shtëpisë

Një burrë për pak sa nuk vdiq në shtëpinë e tij, kur një kufomë ra nga qielli në oborr të shtëpisë, vetëm pak metra larg.

Avioni ishte duke u përgatitur për zbritje në aeroportin e Londrës, por kur ka hapur rrotat, një emigrant nga Kenia që ishte fshehur aty duket se ka rënë drejt vdekjes.

Policia zbuloi se viktima ishte fshehur te ndarja ku futej rrota e avionit. Ata gjetën aty ushqim dhe pak ujë. Avioni nsiej nga Kenia, nga ku ka ardhur dhe klandestini.

Ngjarja ndodhi në Londër, teksa avioni po përgatitej të zbriste në aeroport. Klandestini ishte futur te hapësira ku futen rrotat e avionit.

Klandestini ka udhëtuar që nga Nairobi, Kenia, deri në Londër. Te hapësira e rrotave policia gjeti ushqime dhe pak ujë.