Kufjet Google Pixel Buds A-Series TWS marrin një ngjyrë të re

Google i prezantoi kufjet Pixel Buds A-Series TWS qershorin e vitit të kaluar në ngjyrat Clearly White dhe Dark Olive.

GSM Arena raporton se tani këtyre dy ngjyrave u bashkohet një version i tretë – ngjyra Charcoal, transmeton Telegrafi.

Google Pixel Buds A-Series gets a new color option

Modeli Charcoal kushton 101 euro, njëjtë si dy ngjyrat e tjera dhe mund të porositet paraprakisht nga Google Store.

Përveç ndryshimit të ngjyrave, specifikimet dhe veçoritë e serisë A të Charcoal Pixel Buds mbeten të njëjta me versionet Clearly White dhe Dark Olive.