Kufijtë e Ballkanit, reagon kryeministri slloven: Hartë false

Në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, nga e hëna e kësaj jave, ka spekulime se kryeministri slloven Janez Jansha, me të vërtetë ka dërguar një dokument jozyrtar diplomatik (“non-paper”) në Bruksel, i cili flet për një ripërcaktim të kufijve në Ballkan.

Për të gjitha raportimet që janë duke u bërë në mediat sllovene, kroate dhe boshnjake për këtë hartë, Jansha nuk i ka komentuar.

Ai në Twitter ka shkruar se harta që është duke qarkulluar është e rreme. Ky komentim i tij vjen pas një lajmi të një mediumi kroat, i cili ka raportuar për këtë hartë.

“Hartë false, nga e rremja @24sata_HR”, ka shkruar Jansha në Twitter.