“Nëna ime"

Kudusi Lama porosit të gjithë të mos përdorin emra kafshësh në vlerësime për njerëzit

​Sot është promovuar libri monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit Kudusi Lama, libër ky që u vlerësua lart për bagazhin dhe mesazhin që përcjell se “nëna është themeli i shtëpisë”.

Nga të pranishmit u vlerësua po ashtu se autori zotëron në një mënyrë të lakmueshme artin e narracionit. Ndërsa, u theksua se me gjithë ngjarjet tragjike e të rënda që tregohen në libër, libri përshkohet nga një ndjesi opitimiste.

Akademik Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart librin, u ndal te portreti dhe karakteri i veçantë i personazhit kryesor, nënës Mihane. Ai përshkoi pikat më karakteristike të karakterit të saj, ku theks të veçantë i kushtoi guximit për të kundërshtuar ata që i bënin presion të martohej pasi i kishte vdekur bashkëshorti.

Profesori Enil Lafe, tha se ky është një libër ‘flamur’.

Ai tha se libri ka vlera të larta, duke përmbajtur skenarë të mrekullueshëm për ta bërë film. Ndërsa, autori Kudusi Lama kujtoi disa nga momente me nënën e tij, ndërsa nuk la pa falënderuar të gjithë ata që e kishin ndihmuar rreth librit.

Tregoi se kishte mësuar nga mbesa e tij 10 vjeçare se njerëzit nuk bënë të vlerësohen me emra kafshësh, ndërsa pati një porosi për kolegët e tij që shkruajnë. Në fund ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që një ditë të shkruajë një libër interesant kushtuar babait të tij./KosovaPress