Kuçi tregon arsyet pse VV’ja del mirë në sondazhe online

Vetëvendosje po del triumfuese edhe në çdo sondazh në media, ndërsa kjo dukuri u bë edhe subjekt batutash.

Një ish anëtare e kësaj partie po thotë se ato janë vota të aktivistëve e jo të qytetarëve. Edhe një profesionist i teknologjisë informative ka dyshime që ato votime të janë reale. Por vetëvendosje nuk deklarohet.

“Ky popull në Facebook i cili është i organizuar t’i përkrahë ata, është i stimuluar nga vet ata në Facebook, Viber etj”.

“Kjo është një propagandë e kotë dhe nuk do duhej të ishte”.

Ndërsa një ekspert i kibernetikës tregon se si mund të bëhet kjo.

“Dikush mund t’i bëjë 1 mijë IP’ja me ndonjë pajisje, në mënyrë që të bëhen 1 mijë vota”.