Që prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit, kanë filluar diskutimet mes partive politike për koalicionet e mundshme parazgjedhore.
NISMA e Fatmir Limajt ka shprehur dëshirën që të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës, megjithatë nga këta të fundit nuk ka pasur një përgjigje definitive.
Anëtari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë se brenda partisë ka pasur qëndrime pro dhe kundër një koalicioni me NISMA’n, megjithatë thotë se një vendim do të merret së shpejti.







