Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi në një postim në Facebook ka reaguar për vrasjen Armenda Aliut nga bashkëshorti i saj.
Ajo thotë se kur gratë fillojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, atëherë pason ndëshkimi.
“Shumë vrasje të grave kanë ndodhur. Shumë vrasës potencial ndodhën rreth nesh. Nëse gratë tona fillojnë të kërkojnë të drejta, pason ndëshkimi, andaj ato zgjedhin me heshtë të shtypura e pa bë zë. Andaj, duhet të punojmë për emancipim paralelisht me angazhimin për t’i mbrojtur ato”, ka shkruar Kuçi.
loading…







