Kuçi: Me taksë e ndalëm ndarjen e Kosovës, e kanë thënë edhe amerikanët

Blerim Kuçi i AAK-së, ka thënë se me vendosjen e taksës nga ana e ish-kryeministrit Haradinaj, është ndalur procesi i ndarjes së Kosovës që ishte nisur në atë kohë. Ai ka thënë se taksa ishte një armë e fortë në pengimin e këtij procesi.

“Me taksë e kemi ndalë procesin e ndarjes së Kosovës. Jo vetëm sipas nesh, por edhe sipas zyrtarëve amerikanë”, ka thënë Kuçi në “Debat Plus”.

Kuçi ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti për mënyrën e heqjes së taksës. Ai ka theksuar se taksa është dashur të përdoret më mirë për arritjen e një qëllimi më madhor, ndërkohë që sipas tij, taksa u bë shkas edhe i dëmtimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në.