Kryetari i Komunës së Junikut

Kuçi: Ligji aktual zgjedhor, trashëgimi e administratës së UNMIK-ut

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi po vlerëson se në Kosovë është e nevojshme reforma zgjedhore, meqë ligji aktual për zgjedhjet e përgjithshme, sipas tij është trashëgimi e administratës së UNMIK-ut.

Tutje ai në Info Magazine, u shpreh se ky ligj më vonë në një formë u demokratizua duke bërë aplikimet me lista të hapura, nga të mbyllura siç ka qenë.

”Ligji Zgjedhor aktual është trashëgimi e administratës së UNMIK-ut, ku fillimisht ka qenë me lista të mbyllura, e më vonë është avancuar apo demokratizuar pak me lista të hapura”.

”Por, realiteti po fol çdo ditë se ky ligj kërkon reformë të thellë zgjedhore, sepse po shihen mangësitë, dobësitë të cilat po përçojnë dhe nuk po prezantojnë as regjionet as komunat, dhe shumë e shumë vlera të tjera”.