Kuçi e PSD’së sulmon ashpër Qeverinë në ikje, thotë se po merr vendime natën e tinëz

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë në ikje Kurti, për vendimin e sotëm të njoftuar para pak orëve lidhur me hapjen e çerdheve dhe kopshteve për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, vendim ky që hyn në fuqi që nga nesër, më 1 qershor.

E për këtë vendim, Kuqi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka sulmuar këtë qeveri duke e quajtur si “qeveri e territ që merr vendime natën, tinëz.”

Ajo ka shtruar dilemën nëse këto vendime ishin të menduara pasi që institucionet në fjalë nuk kanë pasur njohuri mbi lehtësimin e masave për të pasur mundësi që të përgatiteshin mjaftueshëm.

“Në ikje e sipër e përgut, qeveria po merr vendime arbitrare e të pamenduara të cilat do të na kushtojnë neve qytetarëve.” – shkruan Kuçi.

Statusi i plotë: 

“Qeveria në ikje po dëshiron të mbetet në mendjen e qytetarëve si qeveri e territ që merr vendime natën, tinëz.

Sonte paskan thënë që çerdhet do të hapen prej datës 1 qershor. Si ka mundësi që këto institucione të rëndësishme të mos kenë asnjë njohuri mbi masat që duhet të ndërmarrin e në të njëjtën kohë të hapen me shpejtësi e pa paralajmërim e kohë të mjaftueshme?

Në ikje e sipër e përgut, qeveria po merr vendime arbitrare e të pamenduara të cilat do të na kushtojnë neve qytetarëve”.