Ku voton nesër Avdullah Hoti?

Nesër (e diel), më datë 14 shkurt 2021, në orën 09:30, në Fakultetin Filologjik, voton kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti me bashkëshorten Servete Hoti. 

Po ashtu, në orën 10:30, në SHF “Emin Duraku”, në Prishtinë voton kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëshorten Qefsere Mustafa, 

Në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti” në Gjilan, voton kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me bashkëshorten Mirvete Bajrami Hajrizi. 

Në orën, 11:00, SHF “Lidhja e Prizrenit”, voton kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. 

Në orën 11:00, në SHF e Poturovcit, në Lipjan voton kryetari i Komunës, Imri Ahmeti me bashkëshorten Ibadete Ahmeti. 

Në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe voton kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha me bashkëshorten Hafize Berisha. 

Në orën 10:30, në SHF “Nazmi Zhegrova” në Stanoc të Poshtëm, voton kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. 

Në orën, 11:15, në SHF “Ahmet Hajdari”, Begunc, voton kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.