Ku po shkon Top Channel? Arbana drejt largimit nga televizioni?

Pasditen e sotme portalet në Shqipëri kanë shkruar për largimin e beftë të Arban Osmanit nga Top Channel.

Portali ‘Newsbomb’, i njohur për burimet pranë Top Medias shkruante që shkak është bërë një përplasje me Drejtorin e TCH, Ben Blushi.

Sidoqoftë, e vërteta e largimit nga TCH dhe rrjedhimisht, ndërprerjes në mes të sezonit të tretë të ‘Dua të të bëj të lumtur’ nuk është definuar akoma për faktin se raportimet janë demantuar nga një tjetër medium.

Fjala është për Anabel që situatën e ka zbutur në një ‘diskutim të thjeshtë pune’. ‘Emisioni do të vazhdojë normalisht’ – shkruhet në artikull.

Ndonëse nuk thuhet kot ‘ku ka zë s’është pa gjë’, largimi i Arbanës do të ishte një goditje e rëndë dhe befasi e madhe për faktin se prezantuesja është një ndër ikonat e Top Medias nga themelimi që i ka rezistuar të gjitha valëve të largimeve ndër vite.

Se cila do ishte idea e largimit të prezantueses më të dashur me programin më të ndjekur brenda televizonit është vështirë të thuhet.