Dimri është një stinë e bukur për të bërë disa ditë pushim. Ju mund të zgjidhni destinacionet malore ku ka prezencë të borës. Bardhësia e saj të fal qetësi dhe paqe me vetveten.
Mendimet që ju kanë pushtuar kokën rreth problemeve të përditshme zhduken dhe duket sikur mendja juaj ripërtrihet. Poashtu, gjatë stinës së verës kur lodheni nga obligimet e përditshme dhe zhurma e padurueshme e qyteteve, hapësira me gjelbërim, sjell relaksim në gjendjen tuaj psiko-fzike.
Kështu që mos e mendoni gjatë por nisuni drejt destinaconeve turistike. Padyshim, se një vend i tillë është Brezovica.
Brezovica është një vendbanim në komunën Shtërpcë në Kosovë, i njohur për vendpushimin e tij të skive Brezovica. Eshtë ndër destinacionet më të vizituara të dimrit në Kosovë. Zona e vendpushimit të skive ndodhet në shpatet e veriut dhe veriperëndimit të Parkut Kombëtar të Sharrit. Vija e kufirit përfshin 39,000 hektarë terrene malore të larta alpine dhe pyje, me një florë dhe faunë shumë të larmishme dhe të bollshme. Ndodhet në pjesën verilindore të maleve Sharri dhe në pellgun kullues të lumit Lepenc. Vendpushimi i skive Brezovica ndodhet midis 900 m dhe 2.500 m mbi nivelin e detit, rreth 14 km në jug të fshatit. Ekziston një kombinim i klimës së butë të luginës në pjesët e ulëta dhe klimën alpine në rajonet më të larta.

Ky vend i mahnitshëm ofron bukuri dhe relaksim gjatë gjithë vitit.
Përveç, kushteve atmosferike të favorshme për një pushim të paharrueshëm, tanimë aty ka edhe villa, të cilat të bëjnë të ndjehesh si në shtëpi.
E tillë është edhe Villa “Breza”, e ndërtuar tash së fundi në Brezovicë.
Villa “Breza” është hotel familjar dhe gjendet i rrethuar nga malet mahnitëse të Sharrit dhe në mes të pistave më të njohura të skijimit në Kosovë, vetëm disa metra larg skiliftëve në Brezovicë.
Villa ofron pamje magjepësese në mes të pishave ku mund ta ndjeni aromën e natyrës nga dritarja juaj.
Shikoni fotot e mëposhtme dhe binduni.





















