“Ku me dhemb zemra atje me shkon dora”: Video e Nasim Haradinaj duke i kënduar Kosovës me çifteli

Në rrjetet sociale është bërë publike një video e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, duke kënduar me çifteli diku në bjeshkët e Kosovës.

Nënkryetari i OVL të UÇK’së, Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Ndërkaq pas arrestimit, Nasim Haradinaj ka marrë mbështetje të madhe në rrjetet sociale nga qytetarët, ku edhe kanë kërkuar e kanë shpresuar në lirimin e tij.

Një video e Haradinaj duke kënduar me çifteli është bërë virale në Facebook gjatë këtyre ditëve.

Aty ish gjenerali i UÇK’së i këndon Kosovës, ku edhe merr shumë duartrokitje nga të pranishmit. 

Aty ish gjenerali i UÇK’së i këndon Kosovës, ku edhe merr shumë duartrokitje nga të pranishmit.